Night routine


NO. 1

Laresi i duhur

Pastrimi i duhur i lëkurës, sidomos në mbrëmje i lejon lëkurës të largojë të gjithë papastertitë e ambientit, të gjithë sebumin ( yndyrën e prodhuar për tu vetëmbrojtur gjatë ditës ) si edhe të lejoj përthithjen e duhur të produkteve më pas.💚

Ne sugjerojmë përdorimin e Sapuneve tanë 100% NATYRAL për një pastrim të butë, të plotë dhe aspak tharës për lëkurën. Duke pasur një përbërje natyrale, sapunet tanë bëjnë pastrimin delikat që çdo lëkure të ndjehet e përkëdhelur. ✨

Gama e sapunëve është e madhe në dyqanin tonë për t’ju përshtatur çdo nevoje të lëkurës suaj. 🌿

NO. 2

Uji i Bukurisë 💦

Jo më kot e quajmë tonikun tonë BEAUTY WATER, pasi ne të vërtetë është ky produkt UJI I BUKURISE.
Me përbërsit e tij organik, ky produkt aktivizon lëkurën 100% për të përthithur dhe përçuar në thellësi të lëkurës të gjithë produktet që ne do të aplikojmë më vonë.

Duhet të dini tashmë që lekura ka një kapacitet të kufizuar përthithje, për të rritur këtë dhe për të pasur gjithmonë e më shumë një lëkurë të shëndetshme, padiskutim që duhet të vendosim në rutinën tonë përdorimin e Tonikut Beauty Water.✨

Splash yourself with beauty from nature 💚

https://www.instagram.com/p/CHlFWrRnVFs/

NO. 3

Syçkat si ato të tuat, nuk gjënden në dynja 🙈

Për ato rrudhat rreth syve, rrathët e zinj, qeskat nën sy zgjidhja gjithmonë është Serumi me Acid Hialuronik dhe Kastravec. 👀

Produkti më i dashur për ju në këto dy vite prej nga kur është formuluar nga ne. 🌿🙏🏻

https://www.instagram.com/p/CIniHs8nogc/

NO. 4

SERUMI i zemres suaj

Është thuajse e pamundur te gjejmë një klient ADA HERBS që nuk e dashuron SERUMIN ALOE VERA. 🧡

Serumi i duhur për çdo lëkurë, për aknet, njollat kafe, njollat e diellit, humbjen e elasticitetit të lëkurës, plot me veti antioksiduese, shumë përbërës aktiv, shumë vitaminë C, Squalane 💚

Ky serum është gjitheçka do dëshironit për lëkurën tuaj. 🌿
Tashmë në masën 60 ml ‑ 3000 lekë

NO. 5

Për të mos e shmangur kurrë KREMIN

Kremi i mbrëmjes mund të jetë ai i Nates ose ai rigjeneruesi i lëkurës suaj, sipas problemeve respektive, anti‑rrudhe, njolla kafe, akne etj.

Asnjëherë mos e shmangni përdorimin e kremit, edhe nëse jeni duke përdorur disa serume për lëkurën pasi kremrat kanë vetinë të mbajnë nën lëkurë hidratimin, ta ushqejnë në sipërfaqe dhe serumet me përbërsit e tyre aktiv më të shumtë në numër, prej strukturës së tyre molekulare kanë veti që të depërtojnë në thellësi të lëkures këto të mira. ✨

Rolet e tyre nuk janë të zëvendesueshme prandaj duhet patjeter që të përdorni një serum dhe një krem. 💚

https://www.instagram.com/p/CJTopjGHzb4/

NO. 6

Lëkura nuk mbaron me fytyrën

Duart dhe këmbet nuk mund ti harrojmë kaq lehtë, janë edhe ato te rëndësishme, edhe ato rigjenerohen shumë mbrëmjeve prej edhe ciklit të trupit dhe qelizave prandaj aplikimi i kremit të duarve për duart dhe këmbët para se të flem do të na gjej në mëngjes me lëkurë të butë e të shëndetshme ✨ gati për prekje plotë dashuri 💚