Acne skin


NO. 1

Sapun Natyral

A e dini se sapunët natyral ADA HERBS janë me përbërje 100% natyrale, vajra organik, ujera të bimëve dhe me një nivel shumë të lartë glicerine vegjetale që nuk lejon tharjen e lëkurës, e hidraton, pastron butësisht atë.

Në rastin e lëkurës akneike janë disa nga sapunët tanë që ne sugjerojmë, ndër ta mund të përmend: Sapunin Aloe Vera; Sapunin me Karbon Vegjetal; Sapunin me Argjile.

Gjithçka varet nga gjëndja e lëkurës suaj, sa e ndjeshme ajo është dhe cili është lloji i akneve që ju keni.

NO. 2

Uji i Bukurisë

Ne e quajmë ujin e të bukurës ‑ BEAUTY WATER tonikun tonë rigjenerues që aktivizon lëkurën për të përthithur maksimumin e produktit që vendosim më pas.

Ky tonik ka veti balancuese për yndyrën dhe thatësinë në lëkurën tuaj, me përbërjen e tij të pasur me glicerinë, ujerat e bimëve siç për shëmbull nga ajo e levandos, luleve të portokallit, mullagës, kamomilit, trëndafilit; vitamin C; vitamin B3 etj, e bëjnë ujin e të bukurës për lëkurën tonë.

https://www.instagram.com/p/CHlFWrRnVFs/

NO. 3

Serumi Aloe Vera

Ju e përshkruani këtë serum për të gjithë fytyren si çudibërës, ne si BESTSELLER.

Me 90% xhel natyral Aloe Vera, shumë vitaminë C, sqalane, ujerat e bimëve, vitamina, prebiotic, peptide, përbërs aktiv që rrisin aktivitetin e serumit duke e bërë të përshtatshëm për të gjithë lëkurat. Serumi ideal për lëkurat akneike, me njolla, pa jetë dhe të dëmtuara.

https://www.instagram.com/p/CHf3zRdgJIW/

NO. 4

Krem fytyre mëndafsh

Një krem shumë aktiv me një strukturë mendafshi që nuk rëndon në lëkurë, përthithet, trajton dhe eleminon aknet. Balancon yndyrën me strukturën e tij mat.

https://www.instagram.com/p/CGsInGSnIgF/

NO. 5

Krem Dielli

Dielli, rrezet e tij shkaktojnë akne. Kjo është një e vërtet që ka ardhur koha ta besojmë dhe mos ta diskutojmë më.

Ne marrim rreze UVA dhe UVB edhe në ditë me shi, edhe kur qëndrojmë në shtëpi.

Studimet tregojnë se 90% e problemeve në lëkurë vinë nga mosmbrojtja ndaj rrezeve të diellit, sidomos plakja e lëkurës.

https://www.instagram.com/p/CHdP4EcHdLa/

NO. 6

Maska me Argjile

2 herë në javë duhet të pikturosh lëkurën tëndë me një nga maskat tona, për lëkurat akneike ne sugjerojmë përdorimin e Maskës me Argjile.

Maskat me baltra nga pluhurat vullkanik janë nga ato më aktive për lëkurën.

Pikërisht Maska me Argjile Jeshile detoksifikon lëkurën, pastron poret, eleminon dhe parandalon aknet, nxit rigjenerimin e lëkurës.

https://www.instagram.com/p/CAnuI2Unv4d/

NO. 7

Scrub Scrub Scrub baby

Lëkura jonë ripërtërihet 1 herë në 28 ditë.
Përdorimi i një scrubi për fytyrën është esencial në pastrimin e lëkurës, eleminimin e qelizave të vdekura, për ti lejuar vënd produkteve të tjera të përthithen dhe japin rezultatin e tyre 100%.

Scrubi këshillohet të përdoret 1‑2 herë në javë për lëkurat normale, për ato të ndjeshme këshillohet të mos përdoret.

https://www.instagram.com/p/CATKE1OHmL8/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *